U mbajt dëgjimi buxhetor për Lagjen 29 dhe fshatin Kuzmin, në kuadër të përgatitjes së Buxhetit të Komunës së Fushë Kosovës për vitet 2027-2029.
Gjatë këtij takimi, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e tyre për projektet dhe prioritetet që duhet të përfshihen në planifikimin buxhetor për vitet e ardhshme.
Në dëgjim morën pjesë nënkryetari i Komunës, Shpend Bardiqi, nënkryetari për Komunitete, Gezim Gara dhe drejtorët, Izja Mjeku, Bardhyl Koiçiçi dhe Resul Makreshi.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar që, përmes dëgjimeve publike, të sigurojë përfshirjen aktive të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe hartimin e një buxheti sa më gjithëpërfshirës, në përputhje me nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.