Një donacion i siguruar nga Komuna e Fushë-Kosovës, Banka për Biznes, IRD- ja (internacional Reliev Development) dhe Sport Sans Frontieres i ka pajisur shkollat e komunës së Fushë-Kosovës me rreth 300 topa të cilët do të jenë në shërbim të nxënësve.
Zyrtarët e arsimit të komunës sonë tek sa pranuan këtë dhuratë falënderuan të gjithë ata që mundësuan blerjen e këtyre topave duke vlerësuar lartë vullnetin por edhe dëshirën që ndihmat për shkollat të vazhdojnë edhe në të ardhmen.