Dje u mbajt turneu i XII-të tradicional në karate “Fushë Kosova Open 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në fushën e karatesë në rajon.
Hapjen zyrtare të këtij turneu e bëri Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, i cili përgëzoi organizatorët dhe sportistët për kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e sportit.
“Fushë Kosova Open” mbledh çdo vit qindra sportistë dhe klube nga disa shtete, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme garuese dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në sport.
Atmosferën e këtij aktiviteti e pasuroi edhe grupi valltar “Zëri i Kosovës”, i cili u paraqit me një koreografi fantastike, duke sjellë energji dhe emocion për të gjithë të pranishmit.
Ky turne vazhdon të jetë një traditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të tregojnë talentin dhe përkushtimin e tyre në sport.
Urime të gjithë sportistëve për paraqitjen dhe suksese në garat e ardhshme!























