Boksieri i Klubit të Boksit “Fushë-Kosova”, Burim Hasani, kthehet me medalje në Fushë-Kosovë nga një turne ndërkombëtare që u mbajt në Stamboll-Turqi. Ky turne grumbulloi rreth 15 shtete kurse klubit të Fushë-Kosovës suksesin ia solli boksieri i talentuar Burim Hasani i cili fitoi medaljen e bronztë. Rezultatet nuk kanë të ndalur dhe nga dita në ditë ky klub po dëshmon se është mjaft i përgatitur dhe boksierët po dëshmojnë aftësitë e tyre në arena të ndryshme.