Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Fushë-Kosovës shpall:
Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekt-propozimeve dhe programeve të organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat veprimtarinë e vet e zhvillojnë në komunën e Fushë-Kosovës.
Në përputhje me këtë thirrje publike, OJQ-të mund të aplikojnë me projekte që kontribuojnë në:
- Promovimi dhe përkrahja e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe sociale të familjeve dhe individëve që kanë nevojë për përkrahje.
- Lehtësimin e gjendjes së kategorive të personave me nevoja të veçanta.
- Ofrimi i shërbimeve dhe mbrojtja e kategorive të personave në nevojë të cilët janë të organizuar në shoqata të ndryshme.
Në vazhdim janë dokumentet relevante që lidhen me këtë thirrje publike:
Thirrja Publike, kriteret dhe sqarimet e nevojshme për aplikim: shkarko këtu
Formulari – Përshkrimi i Projekt-Propozimit për OJQ: shkarko këtu
Formulari 2 – Forma e Buxhetit: shkarko këtu
Vendimi i thirrjes publike. shkarko këtu