Ditëve të fundit vërehet një tendencë e prishjes, rrënimit, dëmtimit në qytetin e Fushë-Kosovës. Dëmtimet kanë ndodhur në ndriçimin e parkut të qytetit, në parkun e komunës si dhe janë dëmtuar edhe karriget nëpër parqe, në formën më të ulët qytetare, nga persona të pandërgjegjshëm ose grup huliganësh.
Kërkojmë nga qytetarët që të ndihmojnë në kapjen e këtyre personave që po bëjnë këto vepra të shëmtuara.