Kryetari Burim Berisha, në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës dhe Institucioneve Komunale, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e vdekjes së profesorit të Sh.M.E.J “Hoxhë Kadri Prishtina” në Fushë Kosovë, Shaban Abazi.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Profesorit të nderuar, punëtorit të pa lodhshëm Shaban Abazi.
Puna intelektuale dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, si profesor në edukimin e shumë brezave në komunën tonë.
Profesor Shaban Abazi do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’ju shërbej brezave që do vijnë në vazhdim.
Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, kolektivin e shkollës si dhe të gjithë ata që e njohën profesor Shabanin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Profesorit Shaban Abazi.