Në telegramin ngushëllues të Kryetarit të komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha dhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë z. Osman Maxhera, thuhet:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e laborantit Ilir Imeri. Iliri do të kujtohet gjithmonë për sakrificën e pashembullt si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm, për punën profesionale si laborant në QKMF Fushë-Kosovë.
Iliri sot na la vetëm fizikisht ndërsa jeta dhe vepra e tij do të jetojë përherë.
Ngushëllime familjes Imeri, miqëve dhe kolegëve të të ndjerit.
Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i pa harruar kujtimi për laborantin Ilir Imeri!