Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, Komuna e Fushë Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gojnovci, pas ndarjes nga jeta të Haxhi (Selatin) Gojnovcit.
I ndjeri, i lindur në Lismir të Fushë-Kosovës, ishte punonjës i Korporatës Energjetike të Kosovës për më shumë se 40 vjet. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai dha një kontribut të çmuar profesional dhe u kujtua nga kolegët për përkushtimin, korrektësinë dhe përgjegjësinë e tij në punë.
Haxhi Gojnovci humbi jetën tragjikisht më 16 gusht 2026, gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në KEK.
Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Haxhi Gojnovcin