Përkushtimi për gjeneratën e shtyer për çdo ditë po merr vëmendjen e komunës dhe institucioneve të saj për t’i përkrahur në aktivitetet që përmisojnë shëndetin dhe ofrojnë mundësi reakreative.
Në kuadër të menagjimit të sëmundjeve jongjitëse kronike Diabetit, Hipertensionit, Astmes Bronkiale, me organizim nga QKMF “dr.Fatmir Krasniqi” dhe në mbështetje nga AQH është mbajtur aktiviteti fizik në natyrë si një element kyç në kuadër të trajtimit jo medikamentoz të pacientëve (sëmuarve) me këto sëmundje.
Ky projekt i dizajnuar dhe zbatuar nga profesionistët e fushës është një mundësi unike që qytetarët tanë të mund të marrin pjesë aktive përmes aktivitetetve të organizuara dhe është në vazhdën e shumë aktiviteteve të ngjashme që po zbatohen në kuadër të komunës sonë.