Në vizitë studimore sot në zyrën e kryetarit të komunës qëndruan student nga Universiteti Columbia i New Yorkut.
Fillimisht kryetari i Komunës informoi të pranishmit për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës e më pas u ndal te zhvillimi rural, në veçanti te investimet në fushën e bujqësisë.
Studentët amerikan me interesim të madh përcollën diskutimin e kryetarit Berisha dhe shprehën falënderimet e tyre për informacionet e dhëna dhe për pritjen.