Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ,në kuadër të tij Gratë në Energji, ka lansuar komponentin e fundit të programit Gratë ndërrmarrëse në Energji, një skemë Pilot e granteve për Grupin e THJESHTË. Bizneset mikro dhe bizneset fillestare “Star-up” në pronësi të grave mund të aplikojnë tani për këto grante. Nëse jeni grua dhe keni në pronësi të paktën 51% të biznesit mikro ose star-up ju mund të aplikoni për grante deri në shumën 3,000 eur, përfshir kontributin tuaj vetan prej 15%.
Nga ky projekt do të pëfitojnë 16 gra ndërrmarrëse të Komunës së Fushë-Kosovës, gjithashtu do të vazhdohet partneriteti me organizatën Help me qëllim që të mbështeten bizneset ekzistuese-fillestare me focus të veqant të përkrahen grate në biznes.
Projekti do të realizohët në bashkëpunim dhe participim në mes Komunes se Fushë Kosovës – Fondacioni i Mileniumit i Kosovës/ HELP-Hilfe zur Selbsthilfe dhe përfituesve.
Për më shumë informata se si të pregadisni dhe si ta dorzoni aplikacionin tuaj, vizitoni seancat informuese, që do të mbahen nga data 24/05/ 2021 në ora 10.00 në Sallën e Kuvendit Komunal Fushë Kosovë, dhe në ora 12:00 qendra “Fidan Lahu” Fushë-Kosovë
Vizitoni faqen e internetit www.millenniumkosovo.org/we_grantse/simple/ ose HELP-Hilfe zur Selbsthilfe www.help-kosovo.org për informata më të hollsishme se si mund të aplikoni. Aplikimet për grantet pilot të grupit të thjesht janë të hapura der me 04/05/2021 në ora 22.00.