Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, dhe Drejtorin e Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli, u takuan me Drejtorin e Asociuar dhe Shefin e Zyrës për Kosovë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Sergiy Maslichenko, së bashku me Bankierin e Asociuar, z. Rinor Musliu, si dhe Drejtorin e Asociuar dhe Bankierin e Lartë, z. Arianit Blakaj.
Në këtë takim u zhvillua një diskutim konstruktiv lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe BERZH-it, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në komunë.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës.