Kryetari Prebreza takoi drejtuesit e KRU “Prishtina”
Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” (KRU “Prishtina”), Arsim Fetahu, së bashku me Drejtorin e Njësisë Operative në Fushë Kosovë, Islam Morina.
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, dhe Drejtori i Financave, Bardhyl Koiçiçi.
Gjatë takimit u diskutua për problemet aktuale në rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete për përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët.