Agjencia për Barazi Gjinore, në bashkëpunim me Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, mbajtën sot një takim sensibilizues me strukturat lokale në Fushë Kosovë me temë: “Ngritja e vetëdijes së shoqërisë përmes avokimit për qasje në drejtësi”.
Takimi kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe informimin lidhur me të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, të garantuara me legjislacionin në fuqi, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në mbështetje të tyre.