Zyrtarë të Programit “Romacted” nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, zyra në Prishtinë, janë takuar me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, me qëllim të informimit për fazën e dytë të programit “Romacted-2”, i cili do të zgjasë nga viti 2020 deri në vitin 2024. Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, dha zotimin për vazhdimin e përkrahjes së Projektit “Romacted-2”.
Në takim ishte prezent znj Sakibe Jashari zyrtare e programit Romacted në keshillin e Evropes zyrja në Prishtinë, Koordinatori i Programit FDMC, z.Besim Skololli, dhe personi kontaktues i Programit nga Komuna e Fushë-Kosovës, z.Muhamet Xhigoli.