Në organizim të zyrës rajonale të OSBE-së, në Fushë Kosovë u mbajt një takim pune me përfaqësues të shoqërisë civile dhe më përfaqësues të komunës ku u bisedua për mekanizmat mbikëqyrës në nivel komunal.
Zyrtari i zyrës rajonale të OSBE-së në Fushë-Kosovë paraqiti fjalën hyrëse duke falënderuar të pranishmit për prezencën dhe njëherazi shtroi për diskutim transparencën dhe procesin e vendimmarrjes si dhe rolin e qytetarëve në këto procese.
Roli i shoqërisë civile në informimin e opinionit është një segment i rëndësishëm u tha në këtë takim. Takimet publike që janë të obliguara me ligj pastaj debatet për planifikim të buxhetit si dhe format e tjera të organizimit të tubimeve janë një nga prioritetet që duhet të vihet në diskutim sidomos pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit u tha nga pjesëmarrësit në këtë tryezë.