Zyrtari i Drejtorisë së Administratës, z. Hashim Gashi, i cili ka punuar një kohë të gjatë në Komunë ndërsa në kohën e fundit si Zyrtar i Gjendjes Civile në fshatin Bardh i Madh, shkon në pension të rregullt.
Me këtë rast Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha dhe stafi i tij, organizuan një pritje lamtumirëse për të pensionuarin, të cilin e falënderuan për punën e tij shumëvjeçare dhe kontributin e dhënë në Komunë.
Kryetari dhe stafi komunal i uruan z. Hashim Gashi-t shëndet dhe ditë të mira në pension.