Në takimin e mbajtur me datë 03.06.2022, në mes të kryetarit z.Burim Berisha, drejtorit te DKA-së z.Samir Shahini, dhe drejtorëve të shkollave “Mihal Grameno” (shkolla amë), “Mihal Grameno” Aneksi 1 (Idriz Ajeti) dhe “Mihal Grameno” Aneksi 2 (Haki Bajrami), është propozuar që klasat e VIII-ta dhe të IX-ta të SHFMU “Mihal Grameno” (Shkolla Amë) dhe SHFMU “Mihal Grameno” Aneksi 1 të kalojnë në SHFMU “Mihal Grameno” Aneksi 2 për vitin shkollor 2022/2023.
Kjo është paraparë të jetë një lëvizje e përkohshme deri në ndërtimin e një shkolle të re e cila pastaj do të ofronte zgjidhje më afatgjatë për mobilitetin e numrit të madh të nxënësve të ardhur dhe që do të vijnë në shkollat e komunës sonë.
Për këtë propozim, kërkohet përkrahje nga prindërit, nxënësit, dhe mësimdhënësit, në mënyrë që të 3 shkollat të mund të funksionojnë më mirë deri në ndërtimin e një shkolle tjetër.
Ky diskutim pason një diskutim edhe në asamblenë e komunës në seancën e fundit, ku është ritheksuar problemi i pronës së varfër publike në pronësi të komunës, derisa komuna po bën çmos të siguroj një parcelë për shkollën e re, për të cilën shpresojmë që do të na gjejë si e përfunduar në shtatorin e vitit 2023.