Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” z. Betim Berisha së bashku me kryeshefin ekzekutiv z. Ilir Abdullahu me bashkëpunëtorë. Prezent në takim ishte edhe nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Fadil Krasniqi dhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Fushë-Kosovës z. Maliq Berisha.
Temë e bisedës ishte zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit me theks të veçantë zgjidhja përfundimtare e problemit me ujë në fshatin Bardh i Madh dhe Graboc.