Kryetari Berisha priti sot në një takim pune drejtorin gjeneral të kolegjeve turke në Kosovë z. Mustafa Erdem.
Pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit të lartë dhe bashkëpunëtorëve, kryetari Berisha informoi ata për rrjedhat e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës me theks të veçantë për përfundimin e procesit zgjedhorë që u konsiderua si një përfundim i suksesshëm dhe mjaft i rëndësishëm.
Nga ana e tij z.Erdem, falënderoi kryetarin Berisha për pritjen. Ai i uroi atij rizgjedhjen në detyrën e kryetarit të Komunës duke i shprehur atij mirënjohje dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Një nga temat që u shtrua për diskutim ishte edhe mundësia e hapjes së një kolegji të ngjashëm edhe në komunën e Fushë-Kosovës në një të ardhme të afërt.