Kryetari i komunës z.Burim Berisha ka pritur përfaqësuesit nga (ECMI Kosovo), të përfaqësuar nga z. Adrian Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv ECMI Kosova, me ç’rastë u nënshkrua “MEMORANDUM I MIRËKUPTIMIT NË MES TË KOMUNËS SË FUSHË KOSOVËS DHE
QENDRËS EVROPIANE PËR ÇËSHTJE TË MINORITETEVE NË KOSOVË – (ECMI KOSOVA) “.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosovo) për zbatimin e projektit të financuar nga USAID “Aktiviteti Riciklimi ka Rëndësi Fushë Kosovë” i zbatuar nga ECMI Kosova.
Kryetari Berisha e falënderoj Drejtorin z.Adrian Zeqiri për bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Fushë Kosovës me Ecmi Kosovo për realizmin e këtij projekti dhe ofroj gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm.