Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, ka pritur në takim poeten e njohur, znj. Elhame Dervisholli-Gjyrevci.
Poetja Dervisholli-Gjyrevci i dhuroi kryetarit Berisha romanin e saj më të ri, me titull “Vdekshmëria e pafajshme”, si dhe e falënderoi për pritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për promovimin e krijimtarisë letrare në përgjithësi.
Kryetari Berisha e falënderoi poeten Dervisholli-Gjyrevci për librin duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejme në krijimtari.