Sot, Kryetari i Komunës z. Burim Berisha priti në takim të rregullt, Komandantin e Stacionit të Policisë në Fushë-Kosovë, Kapiten Bekim Zogiani dhe Kapiten Arsim Shala.
Në këtë takim u diskutua për nivelin e përgjithshëm të sigurisë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe u konstatua se gjendja e sigurisë është stabile dhe e qetë për të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës.