Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim nxënësit me inteligjencë superiore Noar Hyseni dhe Nila Hertica.
Në Dubai, në mesin e 42 shteteve pjesëmarrëse, në garë me 2.000 fëmijë tjerë, Noar Hyseni ka zënë vendin parë dhe është shpallur kampion për kategorinë dhe moshën e tij, po ashtu Nila Hertica ka arritur të zë vendin e tretë, në kategorinë “Bob 3”.
Kryetari Berisha shprehi kënaqësinë për këta nxënës që po e përfaqësojnë Kosovën kaq denjësisht në garat ndërkombëtare, dhe në fund potencoi se Komuna do të vazhdojë t’i mbështes të rinjtë e talentuar në fushën e diturisë.