Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim nxënësin me inteligjencë superiore, Lum Rrahmanin, kampion i pesëfishtë në gara.
Në garat e “Aritmetikës Mendore” në Dubai, në mesin e 42 shteteve pjesëmarrëse, në garë me 2.000 fëmijë tjerë, Lumi ka zënë vendin parë dhe është shpallur kampion për kategorinë dhe moshën e tij.
Kryetari Berisha theksoi se do të mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë, me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka Komuna në dispozicion, për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e diturisë.