Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim, zv. Presidentin e Organizatës “Leadership Development Association EUROPE në Kosovë”, z. Qëndrim Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij znj. Fatime Qerimi dhe z. Fatlum Rexhaj, ku u diskutua rreth organizimit që LDA Europe do të sjell edhe këtë vit, përkatësisht këtë të shtune më datë 18.11.2023, ngjarjen e madhe LEAPin Presheva, e cila i kushtohet të rinjve nga Lugina e Preshevës.
Po ashtu u diskutua edhe për organizimin e dy ngjarjeve ndërkombëtare të LDA Europe, DREAMin Kosovo dhe LEAPin Conference, qe do të realizohen në Innovation and Training Park (ITP) Prizren ku do të marrin pjesë të rinjtë nga Komuna e Fushë-Kosovës.
Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar për këtë event dhe për aktivitete tjera në të mirë të të rinjëve dhe shoqërisë në përgjithësi.