Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur në takim z. Agim Vatovci, Kryetar i “Handicapped and Disabled People of Kosova”.
Kryetari Berisha e informoi z. Vatovcin për aktivitetet e përgjithshme që zhvillohen në Komunën e Fushë-Kosovës në mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të përsonave me nevoja të veçanta.
Ndërsa z. Vatovci e falenderoi Kryetarin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.
Në fund të takimit u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi dhe mbështetja të vazhdoj edhe në të ardhmen.