Vazhdon bashkëpunimi për përkrahjen në menaxhimin e mbeturinave.
Kryetari i komunës z. Burim Berisha së bashku me Nënkryetarin z. Besnik Osmani, kanë pritur sot në takim delegacionin e KFW-së z. Georg Gruener, Menaxher i Projektit, z. Mathias Siegle Inxhinier i Mjedisit dhe Olivier Boudart nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Takimi ka pasur për qëllim koordinimin e ndihmës për të forcuar dhe standardizuar kapacitetet teknike të NP “Pastrimi” SH.A. dhe forcimin e aktiviteteve planifikuese për të rritur shkallën e faturimit dhe menaxhimit efektiv të grumbullimit të mbeturinave.
Po ashtu në këtë takim është konfirmuar përkrahja e Qeverisë gjermane për vitin e ardhshëm me mekanizëm për nevojat e trajtimit të mbeturinave në komunën e Fushë-Kosovës, e që do të përmirësoj dukshëm kapacitetet operuese për të krijuar një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.