Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim kryeshefin e ri të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, z. Petrit Reçica me të cilin ka biseduar rreth problemeve dhe projekteve të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave ne Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari Berisha ka uruar mandatin e ri të kryeshefit dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Fushë-Kosovës lidhur me sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Fushë-Kosovë.
Kryeshefi Reqica ka falënderuar Kryetarin Berisha për takimin dhe ka thënë se Kompania “Pastrimi” do të vazhdoj bashkëpunimin me Komunën e Fushë-Kosovës për të përmirësuar gjendjen ambientale në Fushë-Kosovë.