Kryetari i Komunës z. Burim Berisha priti në takim Komandantin e ri të Stacionit të Policisë në Fushë-Kosovë, Kapiten Bekim Zogiani me bashkëpunëtorë.
Kryetari Berisha dhe Komandanti i ri u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo segment me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Fushë-Kosovës.