Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
Në këtë takim u diskutua për fillimin e ndërtimit të Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari Berisha tha se rritja e shpejtë e qytetit të Fushë-Kosovës dhe shndërrimi i sajë në një qendër të rëndësishme banimi, biznesi, kulture etj, kërkon nevojën e domosdoshme për ekzistimin e një stacioni permanent për këtë institucion që të siguroj jetën dhe pasuritë private dhe publike.