Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha së bashku me Nënkryetarin z. Besnik Osmani kanë pritur sot në takim zyrtarët e organizatës “CNVP” të përbër nga z. Egzon Tahirukaj dhe Xhevat Lushi me të cilët u bisedua rreth një projekti për avancimin e agjendës së gjelbër e cila ka të bëjë me pastrimin sanitar të pyjeve në Komunën e Fushë-Kosovës si dhe përfaqësuesit nga organizata “SWISSCONTACT” në përbërje prej z. Fisnik Reqica dhe z. Samir Shahini me të cilët u bisedua për investime në turizëm, bujqësi, tekstil dhe mobilieri.
Kryetari Berisha dhe përfaqësuesit e dy organizatave shprehën gatishmëri për realizimin e këtyre projekteve të përbashkëta në këto dy drejtime.