Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësuesin e Kompanisë “ E CONNECT”, z. Ilir Salihu, me të cilin u nënshkrua kontrata për fazën e tretë të vendosjes së kamerave në të gjitha hapësirat publike në Qytetin dhe në fshatrat e Komunës së Fushë-Kosovës.
Deri më tani në këtë drejtim janë investuar rreth 700,000.00 Euro, e që do të ndikoj të kemi siguri më të madhe për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe punojnë në Komunën tonë, në veçanti pronën, mjedisin dhe bizneset.
Investimet e ngjashme do të vazhdojnë për mbulimin e gjitha hapësirave me kamera të sigurisë, në të gjithë territorin duke ju përshtatur teknologjisë së re.