Sot Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, ka pritur përfaqësuesin SHHBK “Nëna Terezë” , e përfaqësuar nga z. Zef Shala, Drejtor Ekzekutiv, me ç’rast u nënshkrua memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Fushë Kosovës dhe SHHBK “Nëna Terezë“.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe SHHBK “Nëna Terezë” për inkurajimin e angazhimit aktiv në dialogun civil brenda komuniteteve shumetnike në Kosovë, mbështetur edhe nga BE-ja.
Përfaqësuesi i SHHBK “Nëna Terezë” e falënderoi Kryetarin Berisha për memorandumin dhe për përkushtimin për arritjen e një mirëqenieje ekonomike, sociale dhe politike për të gjithë qytetarëve me theks të veçantë tek grupet e pakicave.