Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti përfaqësuesin e programit të BE-së për kthim dhe rindërtimit të personave të riatdhesuar, z. Faton Kelmendi.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, pasi nga ky projekt janë ndërtuar 25 shtëpi për këtë kategori.
Në fund të takimit përfaqësuesi i programit të BE-së e falënderoi Kryetarin Berisha për pritjen dhe gatishmërinë e tij në çdo kohë për bashkëpunim.