Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësues të Bankës së Qeverisë Gjermane për Zhvillim – KFW, Dr.-Ing. Jürgen von Kories dhe z. Elke Dullenkopf.
Gjatë këtij takimi temë e diskutimit ishte gjetja e lokacionit dhe ndërtimi i dy deponive, përkatësisht ndërtimi i deponive organike dhe deponive inorganike në komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari i falënderoi të pranishmit për interesimin e shprehur për bashkëpunim dhe investime në Komunën tonë.