Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, priti në një takim fotografin e njohur të natyrës z. Arian Mavriqi i cili pas bisedës së përzemërt i dhuroi Kryetarit Berisha pikturën me imazhin e Mbretëreshës së Alpëve Shqiptare të majës së Gjeravicës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për një projekt që ka të bëjë me botën e shtazëve të egra që gjinden në komunën tonë.
Nga ana e tij, Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë për bashkëpunim.