Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës dhe përfaqësuesin e kompanisë AL TRADE, z. Sokol Gashani.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përmes Kuvendit Komunal për ndërtimin e një objekti shkollor në pjesën në mes të Uglarit dhe pjesës tjetër të qytetit të Fushë-Kosovës.
Me realizimin e kësaj marrëveshjeje për ndërtim të objektit të ri shkollor, do të zgjidhet problemi i arsimit në qytetin e Fushë-Kosovës.