Kryetari i Komunës z.Burim Berisha, priti në takim, kryetaren e Klubit të Gjimnastikës “Fushë-Kosova” znj.Sherife Qerimi, traineret Besnik Latifi e Arjeta Berjani, dhe gjimnastet e këti klubi.
Kryetari Berisha shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e sportit të gjimnastikës dhe mes tjerash u tha se janë parapa mjete financiare për ndërtimin e palestrës së gjimnastikës me standarde edhe për gara ndërkombëtare, dhe me shpresë se këtë vit do të fillojmë me ndërtimin e kësaj salle, si dhe shprehi gatishmëri për përkrahje të vazhdueshme ndaj klubit, dhe këtij sporti në përgjithësi.
Kryetarja e këtij klubi Znj.Sherife Qerimi tha se sukseset në nivel të vendit nuk kanë të ndalur, dhe se sporti i gjimnastikës është një sport që do shumë punë dhe infrastrukturë të veçantë që te kemi edhe sa më shumë suksese.
Në fund të takimit kryetari Berisha dhuroi një dhuratë simbolike klubit të gjimnastikës “ Fushë-Kosova”