Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, priti në një takim UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU ”Prishtina” Sokol Xhafa.
Gjatë takimit u diskutua për projektet që do të bëhen bashkë për rrjetin e ujësjellësit për lagjet 28, 29, Bardh i Madh etj, dhe për trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë Komunën e Fushë-Kosovës, projekte këto që janë duke u punuar në bashkëpunim me donatorët Gjerman dhe Francez.
Kryetari Berisha shprehi gatishmërinë për bashkëpunim.