Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha priti në takim z.Besnik Tahiri – Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.
Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte problemi i furnizimit me ujë për Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari z. Berisha e njoftoi z. Tahiri për gjendjen e tanishme të furnizimit me ujë në qytet dhe fshatra, si dhe e falenderoi atë për kohën dhe kontributin e dhënë në realizimin e kësaj kërkese e cila është jetike për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.