Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Sabri Xhigoli, zhvilluan takim me punëtorët teknikë të shkollave të Komunës së Fushë-Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për një problem të trashëguar dhe të kahershëm, që lidhet me ekzekutimin e pagesave për punëtorët teknikë.
Kryetari Prebreza u ofroi mundësinë për zgjidhjen e këtij problemi, duke shprehur gatishmërinë e Komunës për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për adresimin e çështjes.
Përkushtimi ynë është për zgjidhje konkrete dhe trajtim të drejtë e dinjitoz për punëtorët tanë.