Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, takoi përfaqësuesit dhe sportistët e klubit të karatesë “Fushë Kosova”, me të cilët diskutoi për sukseset e arritura, sfidat me të cilat përballen dhe nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në komunën tonë.
Gjatë takimit, kryetari Prebreza vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e karateistëve, duke theksuar se sporti është një nga ambasadorët më të mirë të komunës dhe se institucionet lokale do të vazhdojnë të mbështesin talentet e reja dhe aktivitetet sportive.
Përfaqësuesit e klubit falënderuan Komunën për bashkëpunimin dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar promovimin e vlerave sportive dhe përfaqësimin dinjitoz të Fushë Kosovës në gara vendore dhe ndërkombëtare.