Sot u mbajt takimi me bizneset lokale të komunës sonë, ku kryetari Valon Prebreza, së bashku me drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik Pranvera Mervoci, dëgjuan nga afër idetë, kërkesat dhe nevojat e bizneseve vendore.
Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes konkrete për zhvillimin ekonomik lokal, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për bizneset dhe investitorët në komunën tonë.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit privat dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me bizneset.