Në kuadër të aktiviteteve të Njësitit për të Drejtat e Njeriut të Komunës së Fushë-Kosovës, dje është mbajtur një takim informues i cili është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Temë diskutimi ishin sfidat dhe roli i gruas në nivel lokal, si dhe rekomandime me qëllim të përmirësimit te mirëqenies së grave në Kosovë, e posaçërisht të grave në Komunën e Fushë-Kosovës.
Në takim morën pjesë Rrezarta Krasniqi nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, përfaqësueset e Agjencisë për Barazi Gjinore, Grupi i Grave Asambliste të Komunës së Fushë-Kosovës, Grupi Avokues i Grave për Barazi Gjinore dhe përfaqësuese nga shoqëria civile.