Sot u organizua një takim informues me gratë, ku morën pjesë Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mirsad Qyqalla, Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Vildane Latifi, si dhe Udhëheqësja e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Lindita Dervisholli Prebreza.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i mundësive për përfitim nga programet komunale, si dhe informimi i grave mbi mbështetjen që ofrohet nga institucionet lokale.
Gjatë takimit u diskutuan nevojat konkrete të grave, me synimin që politikat dhe mbështetja institucionale të jenë sa më efektive dhe të përshtatura me kërkesat e tyre.
Fuqizimi i grave mbetet një ndër prioritetet tona kryesore, andaj do të vazhdojmë angazhimin për krijimin e më shumë mundësive dhe rritjen e përfshirjes së tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore.