Të premten më datë 28.9.2018 në Qendrën Për Punë Sociale u mbajt takimi mes akteve ndërsektoriale ‘Tryeza për Menaxhimin e Rasteve’ që për rend dite ishte rishikimi i rasteve të fëmijëve me rrezikshmëri të mesme dhe të lartë. Në takim u ofruan shërbimet për:
- Këshillim psikik –social dhe
- Pako ushqimore-veshmbathje dhe material shkollor
Në këtë takim u trajtuan rastet që ishin të domosdoshme për shqyrtim, tryezën e udhëhoqi një nga udhëheqësit e tryezës, morën pjesë të gjithë relevantët që kishin role për të dhënë shërbimin në suaza të kompetencave të sektorit.
- QPS-ja Shërbimet Sociale
- Policia e Kosovës, Njësia e dhunës në familje si dhe Njësia e Policisë në Komunitet
- Drejtoria Komunale e Arsimit
- Fondacioni Terres des Hommes
- SOS –Fshati i Fëmijëve
I tërë ky aktivitet u jetësua në mbështetje nga Fondacioni Terres des Hommes, The Idea Partner ship. Njëherësh një nga tri rastet e fëmijëve me rrezikshmëri të lartë ka kaluar në rrezikshmëri të mesme.