Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha priti në një takim falënderues me rastin e pensionimit Drejtorin e QKMF z. Osman Maxhera i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe funksionimin e kësaj qendre duke e falënderuar për angazhimin dhe dedikimin shumëvjeçar.
Me këtë rast, Kryetari Berisha ka theksuar se lidershipi dhe menaxhimi që ka treguar z. Maxhera, i ka sjell komunës sonë një qendër shëndetësore që ofron shërbime kualitative dhe ka ndërtuar një klimë të mirë të personelit të angazhuar në këtë sektor.