Sot, më 24 shkurt 2022, Komunën e Fushë-Kosovës e vizitoi z. Stefan Mager (menaxher i projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga GIZ, bashkëfinancuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane) me bashkëpunëtorë (Sarmina Ferhad-Stavinski, Atdhetare Kelmendi dhe Vjollca Behluli). , Komunën e Fushë-Kosovës në këtë takim e përfaqësuan z.Fadil Krasniqi (nënkryetar i Komunës), z.Maliq Berisha (drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mjedisit) dhe z.Ejup Qyqalla (Shef për SHPM).
Në takim u diskutuan temat e ndërlidhura në fushën e menaxhimit të mbeturinave, arritjet në performancën komunale në sektorin e menaxhimit të mbeturinave për periudhën kohore 2018-2020, proceset e ndërlidhura me ekonominë qarkore, si dhe tema tjera relevante me interes për Komunën e Fushë-Kosovës.